Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: I ka harruar studentët për 5 vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve

Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: I ka harruar studentët për 5 vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve

Kryetri i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi sot u ekzekutuan nga 100 euro për studentët tre ditë para balotazhit, shkruan Periskopi.

Krasniqi e quajti Kurtin “mashtrues”, duke thënë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.

Një votë, një 100-she: Joshja e Kurtit për studentët para balotazhit

Postimi i plotë:

Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.

Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.

Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!

“Pazarllëk” i ëmbël për studentët – Ish ministri për Kurtin: Qeveria uzurpatore me fushatë të pastër me paranë publike

Shpërndaje në: