A shkaktojnë antidepresivët gjithmonë shtim në peshë? Ja çfarë duhet të dini

A shkaktojnë antidepresivët gjithmonë shtim në peshë? Ja çfarë duhet të dini

Shënim nga të gjithë mjekët është se kurrë nuk duhet ta ndryshojmë apo ta ndërpresim vetë terapinë

Antidepresivët janë ilaçe që mund të jenë jetikë, por edhe të çojnë në reagime të padëshiruara. Është e mundur që pas përdorimit të tyre të ndihemi më mirë, të jemi më të gatshëm për t’u përballur me të gjitha sfidat e jetës, por edhe të kemi disa kilogramë më shumë.

Psikiatrja dr. Divya Singh thotë se shtimi në peshë ndodh tek 25 deri 30 pacientë, megjithëse disa të dhëna tregojnë se kjo reagim i padëshiruar ndaj përdorimit të antidepresivëve vërehet tek pothuajse 55 deri 65 persona.

Nuk varet gjithçka nga ilaçi

Shtimi në peshë, megjithatë, nuk është shoqërues i pashmangshëm i antidepresivëve. Ekziston mundësia e madhe që të gjendet ilaçi i përshtatshëm dhe që ai të ndikojë minimalisht në peshën trupore.

– Shtimi në peshë nuk varet vetëm nga ilaçi; tek personat me simptoma depresioni apo ankthi shpesh ndodhin ndryshime të oreksit dhe të nivelit të aktivitetit fizik, shpjegon dr. Singh.

Vaktet e bollshme si ngushëllim

Në gjendje depresioni, trupi dhe truri tashmë kalojnë nëpër ndryshime që mund të ndikojnë në peshën trupore. Ndodh që dikush të hajë më shumë ose më pak se zakonisht, të lëvizë më pak, dhe në të njëjtën kohë të ketë nevojë të fortë për ushqime kalorike me shumë kripë, yndyra dhe sheqer. Disa persona zhvillojnë modele të teprimit me ushqim si mënyrë për t’u përballur me dhimbjen emocionale, shton dr. Singh, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Antidepresivët janë vetëm një shtresë shtesë që i shtohet ndryshimeve ekzistuese. Këto ilaçe ndikojnë në sekretimin e neurotransmetuesve serotonin dhe dopamin, të cilët kanë rol kyç në rregullimin e humorit dhe oreksit. Me kalimin e kohës, këto ndryshime mund të çojnë në rritje të ndjenjës së urisë ose ngadalësim të metabolizmit.

Nuk ndikojnë të gjithë antidepresivët njësoj në peshë

Nëse keni dëgjuar se të gjithë antidepresivët shkaktojnë shtim në peshë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Gjithçka varet nga lloji i ilaçit dhe kohëzgjatja e përdorimit, thekson dr. Singh. Ilaçet që më shpesh lidhen me shtimin në peshë janë antidepresivët triciklikëinhibitorët e monoaminooksidazësinhibitorët selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI) dhe antidepresivi tetraciklik mirtazapin.

– Një analizë e madhe e 27 studimeve, në të cilën morën pjesë më shumë se 450.000 persona, tregoi se këta ilaçe, bashkë me disa SSRI të tjerë, ndikuan më shumë në rritjen e peshës trupore deri në 5 për qind, thotë dr. Singh.

Nga ana tjetër, disa antidepresivë mund të çojnë edhe në humbje të peshës trupore. Për shembull, bupropioni mund të ndikojë në përmirësimin e humorit dhe të çojë në humbje kilogramësh, transmeton Telegrafi.

Llojet e antidepresivëve dhe rreziku nga shtimi në peshë

Shpërndaje në: