Aktivizohen prishtinasit, deri më tani votuan kaq persona
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.
Në kryeqytet ku kemi balotazh mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrullah Çeko të VV’së kanë votuar 78 mijë e 278 persona deri në orën 17:00.
Në kryeqytet kanë të drejtë vote 222,418 persona, teksa numri i daljes në balotazh deri tani është 35,19%./Periskopi/




