KQZ-ja shpall rezultatet preliminare

KQZ-ja shpall rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për garën e balotazhit.

Sipas rezultateve, LDK-ja ka fituar më shumë komuna në rundin e dytë. Përparim Rama fitoi në Prishtinë, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Bexhet Xheladini në Dragash, Ruzhdi Shehu në Junik e Sokol Haliti në Viti.

LVV-ja me Faton Pecin fitoi në Mitrovicë të Jugut, Alban Hysenin në Gjilan, Halil Thaçin në Obiliq e Valon Prebrezën në Fushë-Kosovë.

AAK-ja doli e para në Gjakon me Ardian Gjinin, Bali Muharremajn në Suharekë, Smajl Latifi në Rahovec e Zenun Elezajn në Klinë.

PDK-ja fitoi në Prizren me Shaqir Totajn, në Kaçanik me Sabedin Vishin dhe në Vushtrri me Ferit Idrizin./Periskopi/

Shpërndaje në: