Gjykata e liron nga akuzat për korrupsion nënkryetarin e Ferizajt, Lulzim Aliu
Gjykata e ka liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj është shpallur të hënën, ka mësuar Paparaci, transmeton Periskopi.
Aliu, akuzohej nga Prokuroria Themelore për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Në seancën e shqyrtimit fillestar të rastit vitin e kaluar, Aliu ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat rëndojnë ndaj tij.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe dy drejtorë në Komunën e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Lulzim Aliu akuzohej se gjatë vitit 2017, si drejtor për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare ngase nuk ka ndërmarrë veprimet për ekzekutimin e konkluzës të Inspekcionit të Ndërtimtarisë për rrënimin e mbindërtimit të katit të pestë të objektit banesor të investitorit “Hit Imperial” .



