Rrahmani kritikohet për paraqitjen ndaj Bolognas

Rrahmani kritikohet për paraqitjen ndaj Bolognas

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka pranuar kritika të shumta për paraqitjen e së dielës ndaj Bolognas.

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, u mposht në udhëtim nga Bologna me rezultatin 2:0. Disfata nga Bologna bëri që Napoli të bie nga pozita e parë.

Gazeta e njohur në Itali, “Corriere dello Sport”, ka shkruar se Rrahmani ishte përgjegjës për dy golat e realizuar nga Bologna.

“Në pjesën e parë luajti mirë, por në të dytën është përgjegjës për të dy golat. Me të vërtetë kaloi një të diele të çuditshme”.

Gazetë tjetër e njohur në Itali, “Gazzetta dello Sport”, shkruan se Rrahmani ndoshta po i ndien pasojat e mungesës së gjatë për shkak të lëndimit.

“E humbi duelin me Dallingan në pjesën e parë dhe te goli i parë. Edhe në golin e dytë nuk reagoi siç duhet. Ndoshta po ndien pasojat e mungesës së gjatë”.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, është lider i mbrojtjes te napolitanët./Periskopi/

Shpërndaje në: