Behrami publikon video të re: Aq shumë fletë pa vulë – Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit

Behrami publikon video të re: Aq shumë fletë pa vulë – Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit

Deputeti i PDK’së, Artan Behrami ka publikuar një video të re pas dyshimeve të manipulimit të votave në Mitrovicë të Jugut, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se keqpërdorimi masiv i votave është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit.

Behrami tutje ka thënë se ka shumë fletë pav ulë e numra të çrregullt të serikë.

Postimi i plotë:

Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.

Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit.

Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh.

Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor.

 

Shpërndaje në: