Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Kreu vjedhje në prill, policia kërkon ndihmë për të kapur hajnin në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe gjetjen e një të dyshuari për vjedhje.

Me autorizim të prokurorisë për publikim të fotografisë dhe me të dhënat e rastit, dyshohet se personi në fjalë, më 24 prill të këtij viti, në rrugën “Rexhep Bislimi” ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Deri më tani, i dyshuari nuk është identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tij, të njoftojë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë./Periskopi/

Ky është njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: