VV i beson symbyllur Hajdarit: Jemi të bindur që Rozeta nuk është e korruptuar?

VV i beson symbyllur Hajdarit: Jemi të bindur që Rozeta nuk është e korruptuar?

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj saj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.

E Lëvizja Vetëvendosje, po i beson symbyllurazi Hajdarit, në pafajësinë e saj.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi deklaroi se VV është e bindur se Hajdari nuk është e korruptuar.

“Ne jemi të bindur, që zonja Hajdari nuk ështe korruptuar, nuk ka bërë vepër korrupsioni. Nuk ka keqpërdorur asgjë, përkundrazi në një situatë të krizës globale të pandemisë dhe të mbylljës të kufijve dhe të ndërprerjes të cfarëdo tregtimi të furnizimit me mallra bazike, zonja Hajdari është angazhuar për t’i siguruar Kosovës furnizim me këto produkte bazike, gjithmonë në një situatë ku qeveritë e mëparshme e kishin lënë rezervën shtetërore në zero”, tha Rrustemi në Kanal10./Periskopi/

Shpërndaje në: