Gashi i PDK-së: Mitrovica duhet të shkojë prapë në zgjedhje
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Ilir Gashi ka thënë se e vetmja mënyrë për ta kthyer integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve është që Mitrovica edhe njëherë të shkojë në zgjedhje të reja.
“Në sot mendojmë që ky proces duhet të bie edhe në duart e organeve të drejtësisë për faktin se nga këtu kemi vënë re se kemi defekt serioz të fletëvotimeve të cilat e kanë rrënuar besimin e opinionin publik të procesit zgjedhor. Konsiderojmë që e vetmja mënyrë për të rikthyer procesin në binar dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe për të i dhënë integritet dhe besueshmëri është rikthimi edhe njëherë te qytetarit, që nënkupton rivotim të ri, shkuarja prapë në zgjedhje në këtë komunë”, tha Gashi.
Ai ka thënë se ky proces është i rrënuar plotësisht, raporton eo, përcjell Periskopi.
“Duhej të rikthehej prapë. Nuk është çështja e numrave edhe sa fletëvotimeve, është çështja e problemit i cili ka zbehur vullnetin e qytetarëve. Është një rëndim i integritetit të procesit zgjedhor. Unë s’po flas në emër të prokurorisë dhe organeve të cilat do të dalin me qëndrimet e tyre. Po flas si anëtar i KQZ-së që e ka parë si ka shku gjithë procesi”, tha ai.



