Deliu për Krasniqin: Do e mbaj mend për urtësi, bashkëpunim e guxim në drejtimin e partisë

Deliu për Krasniqin: Do e mbaj mend për urtësi, bashkëpunim e guxim në drejtimin e partisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka reaguar pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie, shkruan Periskopi.

Deliu – Kodra ka thënë se është mirënjohëse që ka punuar me Krasniqin, derisa thotë se e njeh si lider të urtë e bashkëpunues.

Postimi i plotë:

Me Memlin jemi bashkëpunëtorë e miq që gati një qerek shekulli, si bashkëpatiakë, si deputetë, në shumë forume e takime.

Urtësia, bashkëpunimi, vizioni dhe guximi në drejtimin e partisë, modestia dhe mirëkuptimi në sjellje, janë cilësitë që e kanë pëcjell çdo ditë.

Kështu e kam njohur, kështu do e mbaj mend lidershipin e tij.

Jam mirënjohëse që kam punuar me të deri tani dhe i gëzohem mundësisë që të punoj ende me Memlin, për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Partisë Demokratike të Kosovës.

Do të jemi bashkë edhe në shumë sfida e suksese.

Shpërndaje në: