KQZ-ja krijon komision për vlerësimin e fletëvotimeve në Mitrovicë dhe Gjakovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot rekomandimin për themelimin e një komisioni të posaçëm që do të vlerësojë fletëvotimet dhe përputhjen e numrit të tyre në vendvotime për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunave Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, Komisioni do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas pranimit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion të përgjigjes për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së parashtruar në këtë institucion lidhur me zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës në Mitrovicën e Jugut./Periskopi/



