Rrahman Jasharaj: Kërkojmë rritje prej 30% të koeficientit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur ndaj ndryshimeve në koeficient dhe Ligjit të Pagave, duke e cilësuar vendimmarrjen e Qeverisë si të pa konsultuar me sindikatat.
Sipas sindikatës, rrezikohen pagat e gjithë sektorit publik, ndërsa çështja kryesore, kontrata kolektive mbetet ende e pazgjidhur.
Sipas Jasharajt , çdo ndryshim në koeficient është dashur të bëhet në bashkërendim me sindikatat, të cilat theksojnë se kanë pasur kërkesa të qarta për një rritje më të lartë – së paku 30%.
Ata kanë hedhur kritika në drejtim të Ministrit të Financave ka marrë vendime pa konsultime paraprake.
“Çdo rritje e çdo lëvizje në koeficient është dashur të bëhet në komunikim me sindikatat dhe ne do t’i paraqisnim kërkesat tona, ne vazhdimisht kemi kërkuar rritja të jetë së paku 30% e koeficientit, ministri Murati nuk u konsultua me askënd problemi është edhe a do të votohet, ligji i pagave është rrezik që jo vetëm mësimdhënësit po i gjithë sektori publik te mbetet pa paga”, tha kreu i SBASHK.
Jasharaj tha se prioriteti kryesor vazhdon të jetë kontrata kolektive, e cila sipas tyre është e finalizuar tash e një kohë, por ka mbetur pa nënshkrim nga Ministria e Arsimit.
SBASHK thotë se do të presë formimin e institucioneve të reja për të hapur bisedimet zyrtare me ministrin e ri.
“Shqetësim kryesor i yni është kontrata kolektive ne e kemi bërë gati qe një kohë Ministrja Nagavci i ka ikur nënshkrimit të kësaj kontrate dhe ne po presim te formohen institucionet te kemi qeveri dhe të shkojmë të bisedojmë me ministrinë zgjedhur”, deklaroi Jasharaj.
Përveç çështjeve të pagave, kreu i SBASHK ngrit edhe problemin e kushteve të punës në shkolla.
Sipas tij, shumë mësimdhënës vazhdojnë të punojnë me mjete të vjetruara si shkumës e shpuza, duke e bërë të vështirë ofrimin e një mësimi cilësor.
Ata kërkojnë pajisje moderne dhe investime në infrastrukturë që të përmirësohet cilësia e procesit mësimor.
“Problem kryesor pra është kontrata kolektive, por normal edhe rritja e pagave ende nuk kemi vendosur sa mirëpo normalisht është shqetësuese edhe mos rritja e pagës, problem tjetër janë po ashtu edhe kushtet e punës sepse ne punojnë në kushte të këqija krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit , në shekullin 21 ende punojnë me shkumës e me shpuze shkollat duhen pajisur me mjete moderne që të zhvillohet mësim sa më kualitativ’”, tha Jasharaj për Front Online, përcjell Periskopi.



