Ronaldo shkon në Shtëpinë e Bardhë, kjo është arsyeja

Ronaldo shkon në Shtëpinë e Bardhë, kjo është arsyeja

Cristiano Ronaldo do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë.

“CR7”-a, kishte thënë dhe më përpara në intervistë se do të donte të takonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ka gjithashtu zëra për një ndeshje miqësore midis Portugalisë së Ronaldos dhe ekipit kombëtar të meshkujve të Shteteve të Bashkuara në prag të Kupës së Botës.

Sipas raportit, tre zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar vizitën e planifikuar të Ronaldos, e cila përkon me takimin e planifikuar të Trumpit me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Mbetet e paqartë nëse dy takimet janë të lidhura, duke pasur parasysh lidhjen aktuale të klubit të Ronaldos me Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Ndonëse ishte suspenduar, Ronaldo mund të fle rehat pasi që Portugalia e tij ka siguruar Botërorin, ku pritet të jetë edhe i 6-ti i tij./Periskopi/

Shpërndaje në: