Pyetet për formimin e Qeverisë, Kurti: Më duhet të shkojë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka pranuar që të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se kur di ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse kanë bërë numrat.
“Më duhet të shkojë”, tha shkurt ai.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, si mandatar i dytë për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor, pra nesër që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri, raporton Ekonomia Online, përcjell Periskopi.



