Kurti uron Bedri Hamzën: Do të vazhdoj të angazhohem për bashkëpunim

Kurti uron Bedri Hamzën: Do të vazhdoj të angazhohem për bashkëpunim

I pari i VV’së, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të PDK’së, Bedri Hamzën, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt.

 

Postimi i plotë:

I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Poceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.

Shpërndaje në: