Tetë orë para ndeshjes Kosovë-Zvicër, kjo është gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” (VIDEO)
Kosova dhe Zvicra sonte takohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
Dardanët ndodhen në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë, derisa Zvicra është e para me 13 sosh.
Për tu kualifikuar tutje, Kosovës i duhet një fitore me rezultat të thellë 6-0, derisa Zvicra mund ta ruaj pozitën e parë, me çfarëdo rezultati tjetër, qoftë edhe me humbje prej pesë golave diferencë.
Në vendin tonë është duke rënë shi jashtëzakonisht i madh nga orët e para të mëngjesit, por kjo nuk përbën problem për zhvillimin e ndeshjes.
Federata e Futbollit të Kosovës sapo ka publikuar një video ku shihet gjendja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fushën që duket në gjendje të shkëlqyer.
“Gjithçka gati për Kosovë – Zvicër. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, shkruan FFK.



