Tregu i hapur energjetik për 5 muaj shkaktoi 30 milionë euro humbje për bizneset

Tregu i hapur energjetik për 5 muaj shkaktoi 30 milionë euro humbje për bizneset

asi që Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm vendimin e ZRRE-së për tregun e hapur energjetik dhe shfuqizoi disa nene të këtij vendimi, Kushtrim Ajvazi nga Klubi i Prodhuesve tha se ZRRE nuk ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim dhe se pret që ZRRE t’i kthejë të gjitha bizneset në tregun e rregulluar.

Ajvazi tha për RTV21 se dëmet që u janë shkaktuar bizneseve për 5 muaj janë multimilionëshe, trnasmeton Periskopi.

“Po dëmet janë shumë të mëdha sepse sipas të dhënave tona, bizneset kanë konsumuar 1 mijë megavat orë në ditë dhe për 5 muaj i bie 150mijë megavat, pra nëse llogarisim këto del një kosto shumë e lartë multi milionëshe…”, tha ai.

Bizneset gjatë këtyre 5 muajve kanë blerë rrymë nëpër bursa të ndryshme ndërkombëtare. Dhe çmimi për një megavat së bashku me transportin mesatarisht ka kushtuar rreth 200 euro, ndërsa në disa raste çmimi për megavat ka shkuar mbi 500 euro.

Shpërndaje në: