Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e konfirmon që sonte do luhet ndeshja Kosovë-Zvicër
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e konfirmon që sonte do të luhet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicerës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45, raporton Periskopi.
>Ademi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se çdo gjë është gati
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!”, ka shkruar ai/Periskopi
Postimi i plotë:



