“Linja e Jetës” shkurton orarin e punës, shkak aryset financiare
Qendra telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës” ka bërë të ditur se nga data 29 dhejtor do të shkurtojnë orarin e punës, raporton Periskopi.
Në një komunikatë për media, thuhet se arsyeja e këtij vendimi janë vështirësitë financiare.
“Me keqardhje të plotë, ju njoftojmë se nga data 29 dhjetor, Linja e Jetës do të shkurtojë orarin e punës, nga ku shërbimet e saj do të jenë funksionale vetëm 4 orë, nga ora 18:00 e deri në ora 22:00”, thuhet në njoftim.



