Pamje sikur në filma, grabitja në Bosnje përfundon me një të vrarë nga policia (VIDEO)
Një grabitje me armë zjarri pranë një dyqani bizhuterish ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën e Kalesijës në Bosnje e Herecegovinë.
Si pasojë njëri nga grabitësit u vra, ndërsa, trupi u gjet pasi e hodhën nga automjeti.
Të shtënat ndodhën pranë dyqanit të argjendarisë “Baruçiq”, i cili ndodhet në rrugën Patriotske Liga.
Sipas Crne-Chronika, incidenti ndodhi gjatë një tentative grabitjeje, më pas edhe një shkëmbim zjarri midis grabitësve dhe oficerëve të policisë.
Si pasojë e këtyre të shtënave rruga në qendër të qytetit është bllokuar plotësisht, dhe një numër i madh i oficëreve të policisë janë në vendin e ngjarjes, duke siguruar zonën dhe duke kryer një hetim në vendngjarje, transmoton Periskopi.
Një video nga vendi i ngjarjes është shfaqur gjithashtu në mediat sociale, duke treguar qartë momentin kur i dyshuari u arratis, si dhe shkëmbimin e zjarrit me policinë.
Videoja po përhapet me shpejtësi në internet dhe konfirmon më tej seriozitetin e situatës.
“Sot, më 19 nëntor 2025, rreth orës 7:35 të mëngjesit, Qendra Operacionale e Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tuzlës u raportua se ishte grabitur në qendër të Kalesijës në ambientet e një dyqani bizhuterish dhe se ishin përdorur armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Të gjitha patrullat e disponueshme të Stacionit të Policisë së Kalesijës, Departamentit të Policisë së Kalesijës, Ekipet e Ndërhyrjes së Shpejtë të Njësisë së Mbështetjes Speciale të Policisë u dërguan në vendngjarje, dhe patrullat e policisë nga Stacioni i Policisë së Sapnës, Stacioni i Policisë së Zhivinices dhe oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë së Zvornikut janë në terren (në zonën më të gjerë), pasi autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Oficerët e policisë nga Policia Kufitare e BiH dhe Ministria e Punëve të Brendshme e RS janë gjithashtu të përfshirë në aktivitete – konfirmoi Adnana Spreçiq, zëdhënëse e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të TK për Crna-Hronika./Periskopi/



