Kelmendi i reagon Vehbi Kajtazit: Armiku im me të pavërteta, kurrë s’kam qenë gjyqtar, prokuror e as hetues para vitit 2000
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencë të jashtëzakonshme ka reaguar pas raportimit nga portali “Paparaci” se Kelmendi është ftuar të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut, një lëndë për krime lufte të cilën e ka nën hetim Prokuroria Speciale, raporton Periskopi.
“Pas përpjekjeve të mia për të mbrojtur kushtetutën dhe ligjin, kanë pasuar shumë veprime të cilat sot më kanë sjell para juve. Më vjen shumë keq që një portal I njohur me emrin ‘Papraci’ është duke vazhduar të shpifë gjëra të pavërteta në raport me punën dhe karrierën time. Vehbi Kajtazi ka qenë të unë për të pas përfitime për rastë të caktuara që i kam pasur në dorë. Për dobi të bizneseve që ai nuk e di në cfarë mënyre i përfaqëson, pasi i refuzova kërkesat e tij unë kam pranuar edhe sms duke më shantazhuar. Për këtë ka qenë i informuar edhe ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi.
“Kurrë në jetën time nuk kam qenë as gjyqtar as prokuror, as hetues para vitit 2000. E kisha fatin të jem gjyqtar bashkë me dy gjyqtar ndërkombëtar dhe një prokuror ndërkombëtar në rastin e Recakut ku është akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve së Recakut i cili falë kontributit tim është shpallur fajtor dhe sot kemi aktgjykim të formës së prerë. I cili aktgjykim ka shërbyer si provë në gjykimin e ish kasapit të ballkanit, Sllobodan Millosheviq”, tha Kelmendi.
“I cili në atë gjykim pretendon të ja humb vlerën duke pretenduar se unë jam fajtori që është shpall ky person fajtor për vrasjet e Recakut”, u shpreh Kelmendi.
Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.
“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Luta./Periskopi/



