Kajtazi i reagon u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit: Këtu jam, këtu do të jem

Kajtazi i reagon u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit: Këtu jam, këtu do të jem

Pas konferencës së jashtëzakonshme për media të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ka ndjekur konferencën dhe e fton z. Kelmendi të zgjedhë një studio televizive, si Rubikon, Debat Plus ose Pressing, për të diskutuar çështjet “live”.

Kajtazi gjithashtu ka komentuar akuzën për “shantazh”, duke theksuar se Kelmendi është jurist i moçëm, që ka shërbyer që nga koha e gjyqtares serbe Danica Marinkoviç dhe e ka sfiduar atë të veprojë sipas ligjit: “Edhe atëherë, edhe sot ka mundur dhe mundet të më arrestojë. Këtu jam. Këtu do të jem.”

“E di që është punë e rëndë me u marrë me mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Në ballë më keni”, ka shkruar Kajtazi./Periskopi/

Besim Kelmendi sulmon Paparacin, por s’e mohon se ka punuar në Gjykatë në kohën e Millosheviqit

Shpërndaje në: