Fatmir Limaj: Shpërndarja e Kuvendit tregon paaftësi dhe mungesë të vullnetit politik

Fatmir Limaj: Shpërndarja e Kuvendit tregon paaftësi dhe mungesë  të vullnetit politik

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, para gazetarëve ka thënë se ka përfunduar  ky cikël nëntëmujor, pasi presidentja e ka shpërndarë parlamentin.

Limaj e ka konsideruar si lajm të keq për Kosovën duke akuzuar të gjithë partitë për mos vullnet politik, raporton Periskopi.

“Besoj që është një lajm i keq për Kosovën tash e 9 muaj  Kosova me këto forca politike dhe me këtë besim që e kanë ofruar  e kanë dëshmuar që nuk kanë kapacitet dhe pjekuri të mjaftueshme  politike për të ndërtuar marrëveshje për të përmbushur vullnetin e qytetarëve për të ulur dhe bashkëbiseduar dhe për t’i dhënë vendit institucione. Kjo që ka ndodhë sot me shpërndarjen e Kuvendit tregon paaftësi , pa pjekuri  dhe pa njohuri se si ndërtohet shteti, institucionit dhe si funksionohet”, tha Limaj.

Ai tha se data më e miër për mbajtjen e zgjedhjeve është 21 dhjetori.

‘’NISMA shkon drejt zgjedhjeve, qoftë përmes ndonjë koalicioni që ka aletrnativë serioze, qoftë ose pa te. NISMA do të jetë në zgjedhje. Në kushtet ligjore data më e mirë dhe e imponuar është data 21 dhjetor, presim më 21 dhjetor të shpallen zgjedhjet, janë dy data presin 21 apo 28 dhjetor”.

“Shpresoj se qytetarët në zgjedhjet që vijnë do tu kërkojnë llogari përgjegjësve kryesorë  të mos konstituimit të institucioneve të Kosovës. Fatkeqësisht për 9 muaj, me gjithë përpjekjet që ne kemi bërë, angazhimin dëshirën tonë, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, me një vit të humbur. Me shumë dëme për vendin. Si në planin ekonomik ashtu edhe politik. Porosia ime është që, qytetarët ti analizojnë mirë ça ka ndodhur këto 9 muaj.Është koha për një lidership ndryshe, të pjekur, racional, alternativë që din dhe ka kapacitet të ndërtojë institucione. E cila ulet në tavolinë, trajton e bashkëbisedon temat me interes të vendit.Edhe sot u bë një përpjekje, siç u tentuar ditët e fundit, dhe kur ju dalin juve ju flasin për buxhete për shanse të humbura, mos harroni përgjegjësit kryesor pse Kosova s’ka buxhet, pse sot punëtorët e organizatave buxhetore nuk kanë rroga, faji është te ta, te atyre të cilët kanë mundur që të paktën të ndërtojnë një qeveri të konsensusit’’, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: