Osmani i bindet Albin Kurtit: Cakton datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur në një konferencë për media se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë më datë 28 dhjetor 2025, raporton Periskopi.
“Fatkeqësisht përkundër përpjekjeve nuk kishte vullnet politik që këto veprime të kryhen sot. Në mungesë të vullnetit politik nuk ka pasur zgjedhje tjetër përpos të shpërndahet Kuvendi. Ju njoftoj se për shkak se sot kam shpërndarë Kuvendin.
‘Data 11 janar është përjashtuar si mundësi. Te dy datat e mbetura, 21 dhe 28 dhjetor. Partitë politike janë deklaruar kryesisht për këto dy data. 8 parti janë deklaruar për 28 dhjetorin, 5 parti 21 dhjetor. Praktikisht kam vlerësuar se data 28 dhjetor është data që kam vlerësuar se mbetet data e vetme e mundshme sado që edhe kjo datë paraqet sfida për KQZ”, ka thënë Osmani.
“Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze”, u shpreh ajo.



