Vjen reagimi i parë nga “Darandët” pasi Kosova do të luaj me Sllovakinë në play off

Vjen reagimi i parë nga “Darandët” pasi Kosova do të luaj me Sllovakinë në play off

Tifo grupi Dardnatë kanë reaguar pasi Kosova do të luaj në play off me Slovakinë ndeshje ne parë, raporton Peroskopi.

Sipas tyre pragu i parë drejt objektivit të ëndrrave për kualifikim në Kampionatin Botëror nis nga Bratisllava, atje ku më 26 mars të vitit të ardhshëm do të luhet kundër Sllovakisë.

“Me bindje dhe optimizëm për arritje të finales së 31 marsit e më pas kurorëzimit të kualifikimit si shënim i një historie të lavdishëm të këtij vendi, do të jemi çdo ditë me mendje te ndeshja e radhës në këto muaj. Çdo zemër rreh për Kosovën tonë deri sa të vijë dita e ndeshjes. Mobilizimi për përkrahje jashtë vendit nuk do të mungojë, siç nuk ka munguar kurrë. Dardanët nga të katër anët e botës do të jenë në Sllovaki më 26 mars, për të treguar edhe një herë se terreni mysafir është vetëm formalitet i brishtë dhe i kotë në letër, pasi në praktikë ligjin do ta bëjnë Dardanët dhe shqipet nga kudo”, thueht në reagim.

Shpërndaje në: