“Ardhja e diasporës për të votuar” – VV falënderon publikisht Vjosa Osmanin për 28 dhjetorin

“Ardhja e diasporës për të votuar” – VV falënderon publikisht Vjosa Osmanin për 28 dhjetorin

Ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje për caktimin e datës 28 dhjetor dita kur qytetarët duhet t`i drejtohen kutive të votimit, raporton Periskopi.

Hekuran Murati ka falenderuar publikisht Vjosa Osmanin për 28 dhjetorin duke thënë se në këtë kohë vjen diapsora.

Reagimi i plotë:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara!

Shpërndaje në: