A po i shërben VV-së, Osmani “kapet” me gazetarin s’i pëlqen pyetja e bërë

A po i shërben VV-së, Osmani “kapet” me gazetarin s’i pëlqen pyetja e bërë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media është pyetur nga gazetarët për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat priten të mbahen më 28 dhjetor.

Gazetari e ka pyetur Osmanin se “A mendoni znj.Presidente që pa dashje me vetëdije apo pa vetëdije jeni duke i shërbyer LVV-së  meqë ia dhatë mandatorit, Glauk Konjufcës pa i siguruar votat.., kjo datë i ka konvenuar VV-se dhe ardhjen e mërgimtarëve?

Mirëpo, kjo pyetje e gazetarit nuk i pëlqeu të parës së shtetit ajo e konsideroj si pyetje ofenduese duke e cilësuar se kjo pyetje i bëhet vetëm një gruaje, por jo edhe një burri, raporton Periskopi.

“E para, unë besoj se kjo është një pyetje ofenduese, të cilën besoj se kurrë një burri nuk do t’ia kishe bërë, sepse ti kurrë një burri nuk i thua po vepron pa vetëdije. Një pyetje të tillë ia bëni vetëm një gruaje. Dua t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, që asnjë vendim përgjatë gjithë karrierës sime politike nuk e marrë pa vetëdije, pra e kam marrë me vetëdije të plotë, me besim të plotë që ky vendim është vetëm e vetëm në interes të Republikës së Kosovës, e para. E dyta, të gjitha partitë kanë thënë se nuk janë kundër mërgimtarëve, nuk janë kundër mërgatës. Pra pse ju po paragjykoni se mërgata është vetëm në favor të një partie. Dhe e fundit, këto janë zgjedhje të reja. Partitë kanë deklaruar se nuk janë kundër mërgatës dhe siç e thashë, si presidente kam një detyrim që të zgjedh një datë kur kemi pjesëmarrje më të madhe e jo pjesëmarrje më të vogël të qytetarëve me të drejtë vote. Dhe sipas ligjit që e kanë miratuar po këto parti politike, mërgata ka të drejtë të barabartë me votë me të gjithë qytetarët që jetojnë çdo ditë në Kosovë”.

“Kjo është e drejtë e garantuar me ligj, të cilën ua kanë dhënë të gjitha partitë shqiptare pa dallim. Pra ata kanë të drejtë të votojnë dhe në qoftë se kanë të drejtë të votojnë e janë në Kosovë në atë datë, janë më se të mirëseardhur. Se kur mërgata po investojnë në Kosovë, kur po dërgojnë remitanca në vlerë të buxhetit të Republikës së Kosovës, kur po investojnë në biznese që po krijojnë vende të punës të gjithë po i duam, rrjedhimisht duhet t’i duam edhe kur vijnë t’i vizitojnë familjet, edhe datën e zgjedhjeve. Unë jam presidente edhe e tyre dhe do ta mbroj të drejtën e tyre deri sa të jem në politikë pavarësisht në çfarë pozicioni jam në politikë. Por ju siguroj se vendimet janë me vetëdije, asnjëherë pa vetëdije”, tha Osmani./Periskopi/

Shpërndaje në: