Kosova e Shqipëria mësuan kundërshtarët, ja gjithçka që duhet të dini për “Play Offin”

Kosova e Shqipëria mësuan kundërshtarët, ja gjithçka që duhet të dini për “Play Offin”

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mësuar kundërshtarët për “Play Offin” e Botërorit që zhvillohet në muajin mars.Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, teksa Shqipëria me Poloninë.

Sikurse Kosova, ashtu edhe Shqipëria ndeshjet gjysmëfinale do t’i luajnë si mysafir.Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në finale për kualifikimin në Botëror përballet me fituesin e duelit Rumani-Turqi në Prishtinë.

Nëse Shqipëria fiton ndaj Polonisë, në finale për kualifikimin në Botëror përballet me fituesin e duelit Ukrainë – Suedi.

Kombëtarja kuqezi dy ndeshjet i luan si mysafir.Gjysmëfinalet luhen me 26 mars, finalet e mëdha me 31 mars.

Shpërndaje në: