Franco Foda për ndeshjen ndaj Sllovakisë: Lojtarët tani kanë vetëbesim të fitojnë ndeshje si mysafir

Franco Foda për ndeshjen ndaj Sllovakisë: Lojtarët tani kanë vetëbesim të fitojnë ndeshje si mysafir

Kombëtarja e Sllovakisë në play-off do të luajë ndaj Kosovës, ndeshje që përcakton finalistin drejt Kupës së Botës 2026.

Trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda nga Zyrih e komenton shortin.

Ai thotë se kjo ndeshje është e barabartë duke parë rezultat e fundit të të dyja kombëtareve.

“Ndeshja e parë është si mysafir kundër Sllovakisë. Sllovakia ka në ekip shumë të mirë. Ata fituan në shtëpi kundër Gjermanisë 2:0. Por duke u bazuar në rezultatet tona të fundit, kemi fituar si mysafir në Suedi, në Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës si mysafir. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë.

“Dhe nëse fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi, ku mund të vendosim gjithçka. Por siç thashë, ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë në Sllovaki dhe pastaj shohim më tej”, u shpreh trajneri Franco Foda për sajtin zyrtar të FFK-së.

Kujtojmë që kush fiton këtë gjysmëfinale, do të luajë ndeshjen finale me fituesin e ndeshjes, Rumani – Turqi.

Shpërndaje në: