Duka: Kosova po kalon në një moment të mirë, ka shanse të mëdha për Botëror

Duka: Kosova po kalon në një moment të mirë, ka shanse të mëdha për Botëror

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e ditës së sotme në Play Off të Kupës së Botës.

Ndër të tjera, Duka komentoi edhe shortin e Kosovës, ku tha se ‘Dardanët’ i kanë të gjitha mundësitë për ta kaluar Sllovakinë.

Kosova është një ekip i mirë, po kalon një moment të mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe në mars. I ka të gjitha mundësitë për të kaluar Sllovakinë dhe për të sfiduar më pas Turqinë ose Rumaninë. I ka të gjitha shanset për të fituar edhe finalen dhe për të qenë pjesë e Botërorit”, deklaroi Duka./Periskopi/

Shpërndaje në: