Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje fizike me një person tjetër në Prishtinë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë incidentit dyshohet se i dyshuari i rritur i ka goditur të miturit me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prishtinë / 22.11.2025 – 20:00. Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Periskopi/

Shpërndaje në: