Dyshime për manipulim me tenderin 1.2 milionësh, Ministria e Bujqësisë shpërbleu ofertuesin 191 mijë euro më të shtrenjtë

Dyshime për manipulim me tenderin 1.2 milionësh, Ministria e Bujqësisë shpërbleu ofertuesin 191 mijë euro më të shtrenjtë

Një vendim i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka nxjerrë në pah parregullsi dhe dyshime për manipulim në një tender publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), lidhur me aktivitetin e prokurimit “Dezinsektimi i hapësirave të ekspozuara për ethe hemorragjike Krime-Kongo”, raporton Periskopi.

OSHP ka aprovuar ankesën e Grupit të Operatorëve Ekonomikë (GOE) të udhëhequr nga DOCTOR EXTERMINATOR DDD SH.P.K. si “pjesërisht të bazuar”. Megjithatë, vendimi i Autoritetit Kontraktues (AK) për dhënien e kontratës mbetet në fuqi.

Baza kryesore e ankesës ka qenë eliminimi i Operatorit Ekonomik me arsyetimin e mungesës së një “licence profesionale” për ekologun. Operatori Ekonomik ankues pretendon se kjo kërkesë ishte e paligjshme, diskriminuese dhe qëllimisht e fabrikuar për të gjetur pretekst eliminimi. OE ankues ka dokumentuar me dëshmi zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit se një licencë e tillë profesionale nuk ekziston në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Për më tepër, në dokumentacionin e paraqitur nga ankuesi citohet një e-mail zyrtar i datës 16 korrik 2025 nga vetë Njësia Kërkuese në MBPZHR (z. Isuf Cikaqi), i cili konfirmon saktësisht se “askund nuk e kemi paraqitur kërkesën e as nuk e kemi paraparë/kërkuar që eksperti profesional, ekologu të jetë i pajisur me licencë”.

“E-mailet e komunikimit zyrtar me njësinë kërkuese janë prova që nuk kërkohej asnjë licencë ekologu”.

Opoeratori Ekonomik e konsideron të pa  pabazuar dhe fiktive e kërkesën për licencë profesionale për ekologun, ku konfirmohet përmes një dëshmie të re zyrtare, të pakontestueshme dhe të dorëzuar nga vetë njësia kërkuese, përkatësisht nga Isuf Cikaqi, Drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në MBPZHR të hartuar dhe dërgar tek ZP me shkresë zyrtare.

“…askund nuk e kemi paraqitur kërkesën e as nuk e kemi parapar/kërkuar që eksperti profesional – Ekologu të jetë i paisur me licencë. Ne kemi paraparë dhe kem i kërkuar vetëm për Operatorin Ekonomik që duhet të posedoj leje/licencë për këtë lloj veprimtarie”, thuhet në e-mailen  e Cikaqit.

Pavarësisht kësaj, AK pranoi ofertën fituese me një dokument të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), i cili, sipas ankuesit, është i papërshtatshëm për shërbimin e dezinsektimit dhe shfaq konflikt të pastër interesi.

Ankuesi thekson se oferta e tyre ishte me çmimin 780 mijë euro, duke qenë 191 mijë euro më e lirë se oferta e rekomanduar për kontratë. OE ankues ngre akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare (sipas nenit 414 të Kodit Penal), pasi Autoriteti Kontraktues jo vetëm që përdori një kriter joekzistues për t’i eliminuar, por gjithashtu refuzoi të kërkonte sqarim shtesë, kur kishte dorëzuar një kontratë pune të tejkaluar.

“Eliminimi i menjëhershëm i ofertës së Grupit tonë të Operatorëve Ekonomikë është bërë mbi bazën e një ‘mangësie ‘ e cila nuk e prek thelbin e ofertës, është e lehtësisht e sqarueshme dhe mund t ë dokumentohet plotësisht në rrugë zyrtare. Ky veprim i padrejtë jo vetëm që cenon parimet e ligjshmërisë dhe transparencës, por edhe dëmton interesin publik, pasi i mohon buxhetit të Kosovës kursimin e mjeteve financiare përmes ofertës sonë me çmim më të ulët saktësisht 191,100.00€ më lirë . 11 Parimi themelor i prokurimit publik është që kontrata t ’i jepet ofertës e përgjegjshme dhe me çmim më të lirë , ndërsa në këtë rast Autoriteti Kontraktues ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke mos ofruar as mundësinë minimale të sqarimit sipas 6 nenit  59 të LPP . I njejti parim do të duhej të vlente dhe për të gjithë OE në garë, por që një kërkesë e tillë nuk ka vlejtur për të gjith OE por selektivisht dhe me qëllime diskriminuese vetëm ndaj nesh si GOE. Kjo shpije tek dyshimi i bazuar se Komisioni i Vlerësues në bashkëpunim me Zyrën e Prokurimit dhe akterët tjerë janë dakorduar me dashje dhe vetëdije të propozojnë të shpërblejnë me kontratë GOE të papërgjegjshëm me çmim 971,100.00€ duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe shkelur Kodin penal të Republikës së Kosovës Neni 414″, thuhet në ankesë.

Një nga pretendimet më serioze lidhet me ndryshimet në procesin e vlerësimit. Ankuesi ka dëshmuar se Komisioni Vlerësues ka hartuar katër raporte të ndryshme brenda pak muajsh, me përfundime kontradiktore. Raporti i dytë konstatoi se Operatori Ekonomik fitues kishte dëshmi përvoje vetëm në vlerë prej 569 mijë euro, duke mos përmbushur pragun minimal të kërkuar prej 950 mijë euro. Raporti i katërt i hartuar më 04.08.2025 nga i njëjti komision, papritmas dhe pa asnjë dokument të ri apo fakt shtesë, arriti në përfundimin se OE fitues i plotësonte kriteret e 950 mijë euro, duke “legalizuar” një diferencë prej mbi 380 mijë euro.

Ky veprim, sipas OE ankues, bie ndesh me parimet themelore të prokurimit publik dhe ngre dyshime të forta për mashtrim dhe manipulim me qëllim të shpërblimit të ofertuesve të preferuar. OSHP, ndonëse e pranoi ankesën si pjesërisht të bazuar, duke nënkuptuar se ka gjetur shkelje ligjore në proces, nuk e ka anuluar vendimin e dhënies së kontratës. Me vendimin e datës 20.10.2025, OSHP la në fuqi Njoftimin B58 të Autoritetit Kontraktues, gjegjësisht Ministrisë së Bujqësisë.

Ky tender në vlerë të parashikuar prej 1.2 milionë eurove parashihet që brenda 3 viteve të kryejë dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Periskopi ka raportuar se si ishin shpenzuar afër 1 milion euro nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas raportit të auditorit, duke theksuar se preparati i kontraktuar kishte rezultuar se i vret morrat, por jo rriqrat. Në raportin e auditimit që e kishte siguruar Periskopi, saktësohej se nga ekspertiza që është kryer, preparati nuk është adekuat për atë që është kontraktuar.

Vendimi OSHP (MBPZHR) (1)

NJOFTIM MBI VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES (MBPZHR) (2)_compressed

Huqje skandaloze: Afër 1 milion € shkuan dëm, në vend të ilaçit kundër rriqnave AUV bleu ilaç kundër morrave

Po ashtu, sipas auditorit, ky preparat ishte blerë më shtatëfish më shtrenjtë.

Thellohet skandali, ilaçi i morrave u pagua shtatëfish më shumë se çmimi real i produktit (DOKUMENT)

 

Raportimi i Periskopit bëri që ministri i Bujqësisë të ndërmerrte masa ndaj auditores së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila po hartonte raporte që nuk i pëlqenin ministrit. Ai vendosi ta dërgonte një njeri të besueshëm, auditor, nga Ministria e Bujqësisë në formë transferi, vendim që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e shpalli të jashtëligjshëm. Përkundër këtij vendimi, sërish u veprua njëjtë nga Ministria, duke e shkelur sërish ligjin, vetëm që auditorja e Agjencisë së Ushqimit të mos hartonte më raporte që po i shkaktonin kokëçarje ministrit./Periskopi/

Ministri Peci shkel ligjin, i hakmerret auditores që zbuloi “ilaçin e morrave”

 

 

Shpërndaje në: