Shpërthim në një gjykatë në Turqi (VIDEO)

Shpërthim në një gjykatë në Turqi (VIDEO)

Një shpërthim është regjistruar këtë të martë në bodrumin e gjykatës së qytetin juglindor turk të Sanliurfa-s. Shpërthimi raportohet se është pasuar edhe nga një zjarr.

Shpërthimi, shkaku i të cilit mbetet i panjohur, plagosi një punonjës. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc konfirmoi se i plagosuri është sekretari i gjykatës.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara nxituan në vendngjarje, ndërsa në zonë u morën masa sigurie. Guvernatori Hasan Sildak i tha se incidenti në gjykatë po hetohet plotësisht, transmeton euronews.al, përcjell Periskopi.

“Shpërthimi dhe zjarri në shkallë të vogël në Depozitën e Gjykatës janë vënë nën kontroll. Një person u plagos në incident”, tha Sildak.

Shpërndaje në: