Ish-presidenti brazilian urdhërohet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg

Ish-presidenti brazilian urdhërohet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, duhet të fillojë vuajtjen e dënimit me 27 vjet burg për një grushti shteti të dështuar, vendosi të martën gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes.

Ekipi i mbrojtjes së ish-presidentit kishte zgjedhur të mos apeltote vendimin përfundimtar pas dënimit për grusht shteti në vitin 2022 kundër pasardhësit të tij, presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.

Si rezultat, Moraes kërkoi që dënimi të konsiderohej përfundimtar, duke hequr çdo mundësi për apel të mëtejshëm dhe duke vënë në lëvizje dënimin prej 27 vitesh për Bolsonaron, raporton cnn.

Bolsonaro është në selinë e Policisë Federale të Brazilit që nga e shtuna, pasi ai u arrestua për ndërhyrje në hallkën monitoruese në kyçin e këmbës që i ishte vendosur me urdhër gjykate.

Të shtunën, avokatët e Bolsonaros e përshkruan arrestimin e ish-presidentit si “të pajustifikueshëm” dhe pretenduan se shëndeti i tij është në rrezik gjatë periudhës së paraburgimit.

Rasti që e çoi Bolsonaron në burg filloi pak pasi ai humbi garën për rizgjedhje në vitin 2022 ndaj Lula da Silvës. Autoritetet federale thonë se ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij pothuajse menjëherë filluan të hartonin një plan të paligjshëm për të mbajtur presidencën, duke çuar ndër të tjera në një sulm dramatik më 8 janar 2023 ndaj godinave qeveritare në Brazilia nga mbështetësit e Bolsonaros, transmeton telegrafi.

Pas rizgjedhjes së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump – aleat i Bolsonaros – në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara filluan së shpejti të komentojnë mbi rastin si një çështje të politikës së jashtme. Në muajin korrik, Trump madje vendosi tarifa të larta mbi disa eksporte braziliane, duke i bërë presion Brazilit të heqë dorë nga ajo që ai e quajti një “gjueti shtrigash” kundër Bolsonaros.

Megjithatë, deri në momentin kur Bolsonaro u mor në paraburgim gjatë fundjavës, Shtëpia e Bardhë kishte krijuar përjashtime nga tarifat për eksportet më të mëdha të Brazilit. I pyetur të shtunën për arrestimin e Bolsonaros, Trump u tha gazetarëve se nuk kishte dëgjuar për të, por se ishte “mëkat”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës

Një person ka pësuar lëndime ditën e djeshme në Han të Elezit. I njëjti ka…

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet për mashtrim kompjuterik

Një rast i mashtrimit kompjuterik u raportua dje në Prishtinë. Policia ka arrestuar të dyshuarin…

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e…

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Foda pa shumë ndryshime, i beson të përhershmëve dhe rreshtimit fitues

Përballë Kombëtares së Sllovakisë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të hedhë në…

SHBA-të po shtojnë forcat në Lindjen e Mesme pavarësisht bisedimeve për negociata

Edhe pse administrata Trump këmbëngul se negociatat janë duke u zhvilluar, qeveria amerikane po vazhdon…

Një anije turke e naftës, u godit nga një dron pranë Stambollit

Anija turke e naftës Altura u godit nga një dron rreth 15 milje detare (28…

Qeveria e heshtur karshi kërkesave për Asociacionin

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e faktorit ndërkombëtar…