Spalletti zbulon arsyen pse Zhegrova po luan pak minuta te Juventusi
Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi një fitore të vështirë 2:3 ndaj Bodo/Glimtit në Ligën e Kampionëve.
Futbollsiti kosovar, Edon Zhegrova luajti pak minuta. Ai u fut në lojë në minutën e 83’të.
Luciano Spalletti pas ndeshjes, tregoi në njëfar mënyre pse nuk po luan me lojtarin nga Kosova.
“Kemi shumë lojtar që mund të driblojnë bukur dhe të mposhtin një futbollist, si: Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao. Por nëse luan me të gjithë, atëherë humbet ekuilibri, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi
“Duhet të luajmë futbolll më cilësor. Jemi duke tentuar të dalim nga ky mediokriteti”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes
Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë e shijuar nga lojtari kosovar me fanellën e “Zonjës së Vjetër”./Periskopi



