Hamza mirëpret në PDK një doktor
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar sot se ekipit të saj i është bashkuar hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha, raporton Periskopi.
Kryetari Hamza ka theksuar se vendi ka nevojë për profesionistë të këtij profili dhe se subjekti mbetet “shtëpi” për njerëz me përvojë dhe vlera të spikatura.
“Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik”, thuhet në njoftim.



