‘Ishte i shtrirë në krevat,’ detaje nga humbja e Shpat Kasapit

‘Ishte i shtrirë në krevat,’ detaje nga humbja e Shpat Kasapit

Skena muzikore shqiptare është goditur nga një lajm i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit.

Këngëtari ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak, teksa ndodhej në Itali.

Miku i tij, Rezart Veleshnja, deklaroi se Shpati ndodhej në Itali jo vetëm për një koncert, por edhe për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tij, për kurimin e të cilit ishte shoqëruar nga ish-bashkëshortja, Selvija.

Momenti tragjik ndodhi kur këngëtari, i cili nuk raportohej të kishte pasur probleme shëndetësore më parë, u gjet pa shenja jete.

“Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”, tha Rezart Veleshnja, shkruan prive.

Gjithashtu më herët, Selvija ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij të papritur./Periskopi/

Shpërndaje në: