Hamza zyrtarizon koalicionin me Listën për Familje: Ky koalicion është vlerë e shtuar
Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lista për Familjen e udhëhequr nga Eman Rrahmani sot kanë konfirmuar marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Periskopi.
Në një konferencë për media, Hamza tha se koalicioni me Listën për Familje, është vlerë e shtuar për partinë.
“Ju njoftoj se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarë tjerë kemi bërë marrëveshje për koalicioon për bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Qëllimi I këtij Koalicioni është t’;I bashkojmë forcat për progress në gjendjen në vend. Jam i bindur se është koalicion i qëndrushëm dhe bashkarisht do të kemi suksese. Koalicioni është vlerë e shtuar”, tha Hamza.
Rrahmani në fjalën e tij zbuloi se kanë negociuar edhe me LDK’në, por se vendimi i tyre ka qenë për bashkëpunim me PDK’në, shkaku edhe që Hamza është kandidat për kryeministër.
Rrahmani e Korenica më herët kanë qenë deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pasi ishin larguar nga kjo parti, në zgjedhjet e 9 shkurtit ara kishin garuar me “Listën për Familjen”./Periskopi/



