Rrahmani thotë se Hamza është “figurë unifikuese”: Vendi ka nevojë të bashkojmë forcat

Rrahmani thotë se Hamza është “figurë unifikuese”: Vendi ka nevojë të bashkojmë forcat

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar të mërkurën koalicionin me Eman Rrahmanin që në zgjedhjet e kaluara i priu Listës për Familjen.

Eman Rrahami para gazetarëve ka thënë  se bashku me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) janë zotuar për çështjet me interes të vendit, raporton Periskopi.

“Ne kemi diskutuar çështjen e zhvillimit, energjinë, aspektin social dhe familjen në përgjithësi dhe kemi arritur dakrodim të plotë me të gjitha pikat dhe jemi dakorduar dhe zotuar për një angazhim të përbashkët në ngritje të mirëqenies, familjes, të identitetit tonë por edhe punët që e presin vendin tonë”.

“Me Hamzën kemi pasë bashkëpunime të vazhdueshme, ndaj edhe si një figurë unifikuese dhe profesionale sidomos në fushën ekonomike, sot vendi ka nevojë që ne të bashkojmë forcat dhe të bëjmë rrugëtim politik të dinjitetshëm ku vlerat e përbashkëta t’i angazhojmë në punë të përbashkët dhe mirëqenie”, tha Rrahmani./Periskopi/

Shpërndaje në: