Aferdita Dreshaj, ish e fejuara e Shpatit shpreh ngushëllime për humbjen e këngëtarit
Ish e fejuara e Shpatit, modelja shqiptare Aferdita Dreshaj, shpreh ngushëllime për humbjen e këngëtarit.
Këngëtari ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak, teksa ndodhej në Itali.
Miku i tij, Rezart Veleshnja, deklaroi se Shpati ndodhej në Itali jo vetëm për një koncert, por edhe për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tij, për kurimin e të cilit ishte shoqëruar nga ish-bashkëshortja, Selvija.
Momenti tragjik ndodhi kur këngëtari, i cili nuk raportohej të kishte pasur probleme shëndetësore më parë, u gjet pa shenja jete.
“Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”, tha Rezart Veleshnja, shkruan prive.
Gjithashtu më herët, Selvija ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij të papritur./Periskopi/




