“Një paralajmërim po ua jep të gjithëve, edhe zonjës Myfera”: A ndikoi kërcënimi nga Alban Krasniqi që anëtarja turke mbështeti propozimet e MPJD-së?
Mbledhja e Komisioni Zgjedhor të Kosovës, ka shkuar me tensione për miratimin e propozimit të MPJD’së për qendra shtesë të votimit jashtë përfaqësive diplomatike, shkruan Periskopi.
Ky ishte propozim i MPJD, e cila u përkrah nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe që e njëjta u kundërshtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Megjithatë, lista e qendrave u hodh në votim e plotë ashtu siç kërkoi VV’ja, ku morri 6 vota pro, dhe ku vota përcaktuese ishte vota e anëtares turke, Mufera Sinik.
Bëhet fjalë për 10 sosh: Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1.
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, (bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu), ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së që e votuan pro buxhetit për zgjedhjet e parakohshme.
Krasniqi tha se ata që e kanë votuar këtë buxhet së bashku për amendamentin e propozuar nga PDK-ja, do të përballen me pasojat.
“Një paralajmërim po ua jep të gjithëve, edhe zonjes Myfera që votojë për këtë pjesë. Paralajmërimi është kështu: më 12 dhjetor fillon votimi përmes postes. Ju tash që keni votu për, ju veç buxhetin e votuat, por dine për pasoja që keni me i pasë, edhe publikisht, edhe administrativisht, edhe cilado qofshin. Nëse për shkak të veprimeve tuaja mërgatës ju po ja mohoni formën e votimi përmes postës. Kështu që, le t`i merr secili propozimet e veta, por edhe sekretariatit le t`i shikon mirë. Sepse raporti që ata e kanë sjell tregon qartë që nuk mundohesh një votim i tillë.
Nëse publikisht, sot ka njerëz këtu që votun për një buxhet, i cili në bazë të raporti tët sekretiariatit thotë që është abuzim me qat buxhet çfarëdo operacioni që bëhet sepse nuk me mbërrin qëllimin për të cilin bahet, dijeni që jemi duke ndërmarr veprime korruptive”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/



