Shqiprim Arifi akuzon Vetëvendosjen për koalicion me Listën Serbe në Preshevë
Shqiprim Arifi, ka reaguar sot duke pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje, përmes këshilltares Ardita Sinani, ka zyrtarizuar koalicionin me Listën Serbe në Kuvendin Komunal të Preshevës.
“VETËVENDOSJA (përmes Ardita Sinanit – këshilltares së Albin Kurtit) zyrtarizon koalicionin me LISTËN SERBE Që tani një gjë është e sigurtë, marrëveshja koalicionare me Listen Serbe nuk ka mundur të ndodhë pa lejen e Albin Kurtit”.
“Gjatë këtij viti, këshilltarja e Kurtit ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe duke punësuar, për herë të parë nga 2010, serb në Administratën Komunale në Preshevë!
Kurse sot bashkëpunimin e kanë zyrtarizuar përmes koalicionit në Kuvendin komunal të Preshevës!
Turpi edhe në Preshevë e ka të njejtin emër!”./Periskopi/



