Çfarë gjesti fantastik nga Copenhageni, 10 tifozë të Almatyt udhëtuan në Danimarkë… kjo ishte pritja fantastike që morën

Çfarë gjesti fantastik nga Copenhageni, 10 tifozë të Almatyt udhëtuan në Danimarkë… kjo ishte pritja fantastike që morën

Skuadra e Copenhagenit mbrëmë shënoi fitore 3:2 ndaj Kairat Almaty në UEFA Champions League.

10 tifozë nga Kazakistani kishin udhëtuar më shumë se 5 mijë kilometra për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Kur stafi i klubit danez i panë këta tifozë, i morën dhe i futën në fushë. Gjithashtu i shpërndanë edhe dhurata.

Këtë pritje, tifozët nga Kazakistani as që e kishin menduar se do t’u ndodhte, por ky është futbolli.

“Futbolli pa tifoz nuk është i njëjtë”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi danez./Periskopi/

Shpërndaje në: