Zjarr në një mobileri në Ferizaj

Zjarr në një mobileri në Ferizaj

Një incident i zjarrit ka ndodhur mbrëmë në Greme të Ferizajt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:35 në një mobileri atje.

Nga ky rast nuk raportohet për ndonjë të lënduar, derisa në raportin 24 orësh të policisë nuk bëhet i ditur shkaku si dhe as vlera e dëmit të shkaktuar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin./Periskopi

Shpërndaje në: