Tri skuadra të Serie A në garë për sulmuesin e Dortmundit
Tri ekipe të Serie A, AS Roma, AC Milan dhe Juventusi, raportohet se po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmund, Fabio Silva, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
E ardhmja e sulmuesit portugez mbetet e pasigurt, pasi ai po konsideron largimin nga Signal Iduna Park vetëm disa muaj pas mbërritjes.
Silva ka hasur vështirësi në sigurimin e një vendi titullari në formacionin e Niko Kovaç, duke grumbulluar rreth 90 minuta lojë në 10 paraqitje, pa qenë asnjëherë titullar.
Roma po kërkon prej kohësh të forcojë repartin e avancuar, me Silvën dhe sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, ndër opsionet kryesore në listë.
Ndërkohë, AC Milan mund të ndërmarrë hapa konkretë drejt afrimit të Silvës nëse largohet Santiago Gimenez, i cili së fundmi është lidhur me një transferim të mundshëm larg San Siros pas rënies në formë./Periskopi/



