Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Ferizaj.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 18:00, në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
Veseli ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante si dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme./Periskopi



