Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Partia e Drejtësisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Vendimi erdhi pas një takimi ndërmjet kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas PD-së, marrëveshja është miratuar njëzëri nga Kryesia dhe parasheh që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LDK-së. Subjekti politik e ka vlerësuar këtë format si mënyrën më të volitshme për përfaqësimin e vlerave dhe programit të saj, duke synuar forcimin e stabilitetit institucional dhe ofrimin e qeverisjes cilësore.



