Aksident në hyrje të Istogut: Dy persona të lënduar, tri vetura të përfshira, Policia jep detaje

Aksident në hyrje të Istogut: Dy persona të lënduar, tri vetura të përfshira, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në hyrje të Istogut, ku janë përfshirë tri vetura dhe dy persona kanë përfunduar të lënduar.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 22:00 ka ndodh aksidenti. Tri vetura janë përfshirë, dy persona janë lënduar”, tha ai.

Gashi ka treguar se  të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spital dhe se ekipet kompetente kanë dalë në vendngjarje./Periskopi

Shpërndaje në: