Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici kosovar Nexhat Pireva nga autoritetet serbe

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici kosovar Nexhat Pireva nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Nexhat Pireva, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pireva, shtetas i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Pas një interpelimi rreth katër orësh, z. Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.

MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre./Periskopi/

Shpërndaje në: